"Kërkoi informacione në këmbim të s*ksit", presidenti detyrohet të dëmshpërblejë gazetaren

Bota

"Kërkoi informacione në këmbim të s*ksit",

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro duhet t’i paguajë dëmshpërblim gazetares për vërejtjet poshtëruese kundër saj.

Sipas vendimit të gjykatës në Sao Paulo, Bolsonaro do t’i duhet të paguajë 20,000 rea (3,500 dollarë amerikanë) Patricia Campos Mellos, një gazetare e së përditshmes së respektuar Folha De S. Paulo.

Një gjykatës vendosi më 16 mars që udhëheqësi i krahut të djathtë “njollosi nderin dhe i shkaktoi dëm moral” gazetares që paditi presidentin. Bolsonaro mund të apelojë vendimin, raporton bbc.

Në shkurt të vitit 2020, Bolsonaro insinuoi që Campos Mello i ofroi seks në këmbim të një burimi në këmbim të informacionit negativ për të.

Në janar, ajo fitoi një betejë ligjore kundër djalit të Bolsonaros, Eduard, i cili duhej të paguante 30,000 reaal (5,600 dollarë) në dëmshpërblim për dëmet morale që i ishin shkaktuar asaj pasi tha se “u përpoq ta joshte” një burim për të nxjerrë informacion të dëmshëm në lidhje me babanë e tij.

ME TE LEXUARAT