"Shkoza bëhet pjesë e Tiranës", nis asfaltimi i pjesës së tretë të Unazës së Madhe

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se kanë ecur shumë shpejt punimet në Unazën e Madhe të Tiranës.
Balluku theksoi se në këtë zonë ka pasur problematikë me shpronësimet, duke shtuar se qeverisë i është dashur që të ndërhyjë.
Balluku: Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët.
Të gjitha projektet tona janë me studime të mirfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë.
Postimi i Belinda Ballukut:
Ecin shpejt punimet për Unazën e Madhe të Tiranës. Nis asfaltimi në lotin 3, pjesa Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri, duke e bere kete zone pjese me te aksesueshme te kryeqytetit.


