Këngëtarja shqiptare nderohet nga Këshilli Bashiak i Nju-Jorkut

Showbiz

Këngëtarja shqiptare nderohet nga Këshilli Bashiak i Nju-Jorkut

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, e cila prej vitesh jeton në SHBA, është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij qyteti.

Lajmin e ka ndarë vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar:

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi me asgjë në emrin e tyre. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi.

Nga qyteti i vogël i prindërve të mi, të nderohem për arritjet e mia në qytetin më të madh në botë, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën, krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENISA (@iamenisa)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion