E zë korenti në banesë, humb jetën 60-vjeçari

Aktualitet

E zë korenti në banesë, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vejeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme në fshatin Banaj, Patos. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Fierit. 

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion