Kënga e Gjestit vendoset në sfond/ Gimbo shpërthen në lot, ka një mesazh për këngëtarin

Showbiz

Kënga e Gjestit vendoset në sfond/ Gimbo shpërthen në lot,

Gimbo ka shpërthyer në lot ditën e sotme kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është vendosur kënga më e re e Gjestit që mban titullin, “Memories”.

Sa dëgjon tingullin e parë banori e kuptoi dhe menjëherë nisi që t’a këndonte.

E teksa po e këndonte, ai nuk i mbajti dot lotët. Pranë tij shkoi Kristi, i cili e përqafoi deri sa mbaroi kënga. Edhe banorët e tjerë shkuan për t’i qëndruar pranë.

Më pas Gimbo kalon te dhoma e grimit ku rri vetëm dhe i dërgon një mesazh shokut të tij, Gjesti:

“O kjo këngë bre. Ishalla je mirë bir, jeni mirë krejt, nuk jeni duke u mërzitur hala më shumë. O Zot i madh. E di dhimbjen e çdo familje që ka patur një rast të tillë, u uroj të gjithëve me qenë mirë, me vazhduar përpara pavarësisht të gjitha gjërave që kanë ndodhur, Zoti i ka punët në dorë, Ai e di më mirë se ne. Uroj që familja e tij është mirë, edhe ti uroj të jesh mirë”, thotë Gimbo, i cili shpërthen sërish në lot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion