Bujqësia në tkurrje për të pestin vit radhazi, shkak kryesor mungesa e mbështetjes

Aktualitet

Bujqësia në tkurrje për të pestin vit radhazi, shkak kryesor

Mungesa e mbështetjes reale nga shteti mbetet shkaku kryesor pse bujqësia përjeton kriza të njëpasnjëshme dhe braktisje nga fermerët. Në fjalimet e drejtueseve të qeverisë,  ajo përmendet si prioritet kombëtar, por në terren subvencionet janë të pamjaftueshme dhe shumë fermerë të vegjël nuk arrijnë të marrin naftë ose lekë në llogaritë e tyre.

Për të pestin vit radhazi, sektori përjetoi rënie prodhimi, cka provon se procedurat burokratike, mungesa e informacionit dhe konkurrenca e pandershme po vrasin të gjitha premtimet për rregullimin e tregut.  

Edhe synimi për të kapur vlerën 1 mld euro për eksportet bujqësore në vitin 2030 nga 500 mln që janë sot, duket ambicioz, për sa kohë që vendet e Bashkimit Europian nuk pranojnë të marrin produktet tona, të cilat nuk plotësojnë standardet, sepse mungojnë kapacitetet e përpunimit.

Ministria e Bujqësisë ka një buxhet me vlerë 135 mln euro , për të menaxhuar sektorin. Me rritje progresive vjetore dhe me skemat e granteve e subvencioneve vlera që i dedikohet fermerëve e blegtoreve shkon në 250 mln euro këtë vit, duke pritur që këto politika mbështetëse të kenë rezultate konkrete, por që do të jetë e vështirë për të përmbysur realitetin që përcjell braktisja e tokave dhe zëri i fermerëve./euronews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion