“Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale: Jam strateg…

Showbiz

“Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe

Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5.

Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre.

Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur në finale, kurse vetë Rogerti u shpreh se Miri nuk kishte më asnjë lojë për të bërë.

Pjesë nga debati: 

Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.

Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.

Miri: Çfarë lojtari je ti?

Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.

Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.

Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.

Miri: S’ka nevojë.

Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.

Miri: Ia ke futur vetes.

Rogerti: Ty, jo vetes.

Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.

Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.

Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.

Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.

Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.

Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.

Rogerti: E pranoi.

Miri: Re në gropën që hape.

Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion