Berisha ndan VIDEO nga protesta e opozitës para Kryeministrisë: Dh*na policore habit dhe shtetasin e huaj...

Politikë

Berisha ndan VIDEO nga protesta e opozitës para Kryeministrisë: Dh*na

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita para Kryeministrisë.

Në video, ndërsa policia po mundohet të neutralizonte protestuesit në shesh, dëgjohet një i huaj i cili sipas Berishën pyet uniformat blu se ‘përse sillen në atë formë me qytetarët’.

“Dhuna policore habit dhe shtetasin e huaj që ndodhet rastësisht në protestë! Dëgjohet teksa i thotë policisë pse silleni kështu. 10 ganster narko-banditë me uniformë me një kryengritës paqësor. Kriminel!

Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore kundër qytetarit guximtar! Shikoni në fund të videos tek përdorin Sprajin e ariut”, ka shkruar Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion