“Ke qenë i martuar, apo jo?” Egla përplaset me Meritonin: Ke gënjyer shqiptarët, bëre gjynafqarin

Showbiz

“Ke qenë i martuar, apo jo?” Egla përplaset me Meritonin:

Debatet mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Mbrëmë ata kanë debatuar shumë me njëri-tjetrin, ku aktorja e pyeste vazhdimisht moderatorin nëse ai ka qenë apo jo i martuar me ish-partneren e tij, me të cilën ka edhe një djalë.

Ceno e ka cilësuar gënjeshtër rrëfimin e Mjekiqit për marrëdhënien me ish-partnerin dhe të birin, ku zbuloi se Loari ishte autik dhe se nuk e kishte takuar prej një kohe të gjatë. Sipas tij, shkak ka qenë mungesa e vizës për të shkuar në Austri.

“Po të ishe i martuar, do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri. Na tregove një gënjeshtër. Na bëre gjynahqarin! Ke gënjyer të gjithë shqiptarët”, është shprehur Egla.

Nga ana tjetër, Meritoni e ka injoruar aktoren, duke i thënë “ç’të intereson ty”.

Pjesë nga debati:

Egla: Ke qenë i martuar me ish-gruan tende? Ke qenë apo jo?

Mertioni: Po vazhdon të tregohesh shumë e keqe, por unë e di që ti ndoshta kështu mundesh me qëndruar në këtë shpi.

Egla: Po ma trego mo, ke qenë apo jo i martuar, se na ke treguar një histori, pse nuk e tregon deri në fund? Se po të ishe i martuar do ishe me vizë, ti the s’kam vizë, ajo jetonte në Austri.

Meritoni: Çfarë të intereson ty?

Egla: Sepse na tregove një gënjeshtër! Ke treguar copëza gënjeshtrash. Nuk kemi lindur dje!

Meritoni: Ti teta Eglantina, definitivisht je shembulli më i keq që mund të mund të japësh në këtë shpi.

Egla: Lëri gratë i dashur nipçe! Nipçe, do më kthesh përgjigje për gruan apo jo?

Ishte i martuar për të ikur me vizë? Gënjeve, ke gënjyer të gjithë shqiptarët, nëse nuk e ke treguar siç duhet, se mund të ikje në Austri po të ishe i martuar. The nuk kisha vizë, na bëre gjynahqarin, mund të kishe vizë po të ishe i martuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion