“Ke 2-3 ditë që bën lojën time”, Gjesti i kthen përgjigjen epike Gertës!

Showbiz

“Ke 2-3 ditë që bën lojën time”, Gjesti i kthen

Ditën e sotme banorët kanë diskutuar dhe debatuar me njëri-tjetrin, por pa e ngritur zërin dhe pa bërë ofendime.

Gerta në një moment i drejtohet Gjestit duke i thënë se po i kopjon lojën dhe këtë mendim e kishte dhe Jozi, i cili shtoi:

“Po u mundua të bëjë lojën e Rozanës dhe doli dështak. E tha më mirë të vjedh të Gertës”.

“Mos kopjo lojën time Gjesti, bëj një lojë tjetër, tënden. Dakord? Se po bën komplet lojën time, nga fillimi deri në fund. Ke 2-3 ditë që bën lojën time”, i tha gazetarja Gjestit që menjëherë iu përgjigj: “Po bëj spektatorin si ti?”.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Gjest, po kopjon lojën time

Jozi: Origjinal, krejt si ti është duke luajtur

Gerta: Identik, apo jo? E kam gabim?

Jozi: Jo, aspak

Gerta: Identik. Ngaqë nuk di ça të bëjë tjetër, kopjon lojën time.

Jozi: Po u mundua të bëjë lojën e Rozanës dhe doli dështak. E tha më mirë të vjedh të Gertës.

Gerta: Mos kopjo lojën time Gjesti, bëj një lojë tjetër, tënden. Dakord? Se po bën komplet lojën time, nga fillimi deri në fund. Ke 2-3 ditë që bën lojën time.

Gjesti: Po bëj spektatorin si ti?

Gerta: Jo nuk jam spektatore

Gjesti: Atë loje ke ti, spektatore

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion