“Karma” në finale, Anxhela Peristeri ndez skenën e “Eurovision”

Showbiz

“Karma” në finale, Anxhela Peristeri ndez skenën e

Anxhela Peristeri këndoi sonte e dyta në finalen e “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.

Këngëtarja dukej shumë e bukur me veshjen e saj që tërheq jo pak vëmendjen, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.

Tani i urojmë vetëm fat, sepse asgjë tjetër nuk ka munguar në këtë performancë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion