Kanceri i gjirit e mundi, vdes në moshën 39-vjeçarja këngëtarja angleze

Ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçarja këngëtarja e mirënjohur angleze Sarah Harding. Anëtarja e Girls Aloud pas një viti që dha lajmin se është diagnostifikuar me kancer në gji, duket se nuk mundi të luftojë më.
Ajo ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa pak kohë më parë ajo publikoi librin e saj të parë dhe të fundit, “Më dëgjo”, ku flet për frikën që ka pasur të dalë në publik e të flasë për sëmundjen e saj, ndërsa më pas tregon sesi historia e saj mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish.
View this post on Instagram
Në profilin e saj në Instagram është publikuar një foto e anglezes, ndërsa shkruhen disa fjalë nga nëna e saj pas vdekjes. “Mesazh nga nëna e Sarës. Është gjëja më e dhimbshme që më është dashur ndonjëherë, që të ndajë me ju mesazhin që vajza ime Sara ka ndërruar jetë. Shumë nga ju e kanë ditur se Sara ka luftuar me kancerin aq fort që nga dita kur u diagnostifikua në momentin kur vdiq. Ajo vdiq qetësisht mëngjesin e sotëm.
Do doja të falenderoja të gjithë për mbështetjen që na kanë dhënë këtë vit. Sara e ka vlerësuar shumë dhe i dha asaj shumë fuqi dhe shumë siguri, teksa merrte shumë dashuri.E di që ajo nuk do mbahet mend për luftën e saj kundër kësaj sëmundje, ajo ishte një yll që shndërrin në qiell dhe uroj që ajo të mbahet mend kështu të paktën. Marie”


