“Kam kohë që rri e heshtur”, partnerja e Stinës mallkon publikisht kunatën e saj, këngëtaren Alida

Showbiz

“Kam kohë që rri e heshtur”, partnerja e Stinës

Stine është përfolur shumë në mediat rozë përsa i përket martesës së tij me Gracielën, me të cilën ka dhe një vajzë.

Ditë më parë, këngëtari ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka treguar se çfarë ka ndodhur me jetën e tij dhe u ka dhënë fund njëherë e mirë zërave që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit. Vite më parë, ato u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Estia.

Së fundmi partnerja e Stines i ka habitur të gjithë me disa postime në Instagram, ku shkak për këtë është bërë intervista e fundit e Alidës në Soiree së bashku me Stinen, ku e motra është shprehur se këngëtari ka mbajtur gjithmonë krahun e saj.

Pas këtyre videove, ajo ka shpërndarë edhe pjesë të intervistave të tjera të Alidës, ku është përmendur marrëdhënia e Stines me Gracielën. Siç duket, partneres së këngëtarit i kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto deklarata dhe ka vendosur që të thotë edhe ajo fjalën e saj.

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha.

Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, shkruan Grazia për Alidën.

ME TE LEXUARAT