Juli shokon Romeon: Kam bërë aleancë me Heidin, ti je vegla jonë

Showbiz

Juli shokon Romeon: Kam bërë aleancë me Heidin, ti je vegla

Dy banorët më të përfolur të Big Brother VIP, Romeo dhe Jul Deda sërish kanë pasur një debat të fortë ku ky i fundit ka bërë një deklaratë që e ka shokuar disi Romeon.

Jul Deda ka deklaruar se e vetmja aleancë në shtëpinë e Big Brother VIP është mes tij dhe Heidi Bacit.

Romeo nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë duke e pyetur disa herë se çfarë po thotë.

Më tej Juli ka vazhduar duke e quajtur aktorin vegël pasi sipas tij ai është përdoruar nga çdo banorë i shtëpisë kryesisht Egla, Heidi dhe ai vetë.

Debati:

Romeo: Unë kam luftuar vetëm që nga fillimi

Juli: Ti ke qenë vegël e Eglës e Heidit dhe e imja je vegla jonë

Romeo: Ke fakte, frikacak

Juli: Që ta dish ti e vetmja aleancë që unë kam pasur është me Heidi Bacin

Romeo: Me ke?

Juli: Me Heidin

Romeo: Ke pasur ti aleancë me Heidin. Bravo të qoftë!

Juli: Po dhe ti nuk e ke kuptuar kurrë prandaj të them unë që ti nuk kupton nga kjo lojë.

ME TE LEXUARAT