Zgjedhjet e 11 majit, pesë parti të reja depozitojnë në KQZ kërkesën për regjistrim!

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, pesë parti të reja depozitojnë në KQZ

Partitë Politike kanë depozituar sot kërkesat për tu regjistruar në zgjedhjet e 11 majit. Këto janë partitë e reja si; Partia Mundësia me kryetar Agron Shehaj, Partia Konsvervatore me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslia,

Partia Dermo Kristiane me kryetar Nard Ndokë dhe partia Lëvizja e Legalitet me drejtues Shpëtim Axhani. 

Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve.

Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore.

 

ME TE LEXUARAT