Jozi uron Pavarësinë e Kosovës: Ne jemi një komb përjetë!

Showbiz

Jozi uron Pavarësinë e Kosovës: Ne jemi një komb

Ish-banori i BBVIP4, Joz Marku ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.

Këngëtari shqiptar ka bërë një dedikim të ndjerë duke shtuar që Shqipëria feston bashkë me ta, për një komb që nuk u gjunjëzua kurrë.

“Urime Pavarësinë Kosovë. Gëzuar këtë ditë të shenjtë, vëllezër dhe motra të Kosovës. Sot feston bashkë me ju gjithë Shqipëria për krenarinë dhe fuqinë e një kombi që nuk u gjunjëzua kurrë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë ditë. Për shumë vite Kosovë e lirë dhe krenare.

Një komb, një zemër. Shqipëri Kosovë, përjetë”, shkruan Jozi në Instastory.

 

ME TE LEXUARAT