Zjarri i frikshëm në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Qafën e Koshovicës, bllokohet

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet alarmante, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë edhe pyllin me pisha pranë liqenit.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në aksin Fier-Levan.

Sakaq një çift ka rrezikuar seriozisht jetën teksa është përpjekur të shuajë vetë një zjarr që kishte përfshirë pronën e tyre.

Mes flakëve dhe tymit, ata janë përballur me situatën e rrezikshme pa pritur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Pamjet tregojnë momentet e tensionuara, ndërsa çifti lufton me flakët për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Një situatë alarmante, ku çdo sekondë mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion