Johnny Depp merr një tjetër “shuplakë” pas humbjes së gjyqit me ish-bashkëshorten

Showbiz

Johnny Depp merr një tjetër “shuplakë” pas humbjes

Johnny Depp nuk mund ta apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë kundër tij, se ka dhunuar ish bashkëshorten Amber Heard. Vitin e kaluar, aktori humbi gjyqin kundër botuesit të gazetës britanike“The Sun”, lidhur me një artikull në të cilën thuhej se kishte dhunuar ish gruan.

Depp kërkoi leje nga Gjykata e Apelit për të kundërshtuar vendimin. Por të enjten, një gjykatës refuzoi kërkesën e tij duke thënë se apeli i tij nuk kishte “asnjë perspektivë të vërtetë suksesi”. Depp ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Heard, por gjykatësi Andrew Nicol tha se artikulli ishte “thelbësisht i vërtetë”.

Avokatët e tij kërkuan leje për të apeluar vendimin në një seancë të mbajtur në fillim të Marsit, duke argumentuar se gjyqi ishte i padrejtë dhe se kishin prova të reja kundër Heard. Ata e akuzuan aktoren duke thënë se 7 milionë dollarët që mori nga gjyqi nuk i kishte dhuruar për bamirësi, siç kishte premtuar.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion