Rrëzohet avioni ushtarak në Britani

Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në Britani

Një avion ushtarak britanik është rrëzuar sot në Cornwall, në Anglinë jug-perëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se policia lokale që ka shkuar në vendin e aksidentit raporton se fatmirësisht nuk ka viktima.
“Ekipet e shpëtimit kanë nxituar në zonën St. Martins të Helston pas raporteve të një rrëzimi aeroplani. Ne po u kërkojmë qytetarëve të shmangin kalimet në këtë zonë”, shkroi policia në Twitter.

Të mbijetuarit e rrëzimit të avionit ushtarak. Të dy pilotët e avionit të Forcave Ajrore Britanike janë gjallë dhe po i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.

Pilotët nuk pësuan ndonjë dëmtim të rrezikshëm për jetën, tha një zëdhënëse e Cornwall Airlines.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion