Jo vetëm Antonela, një tjetër konkurrent braktis “Për’puthen”: Ju zhgënjeva, por… (Foto)
Lajmifundit
/
21 Maj 2021, 10:07
Showbiz

Një ditë më parë Antonela mori vendimin për tu larguar nga “Për’puthen” edhe pse e vetme. Konkurrentja me lot në sy tregoi për pengun e saj më të madh që ishte Mevlani. Por, nuk ka qenë vetëm vajza nga Shkodra që ka marrë këtë vendim.
Mësohet për mes rrjeteve sociale se edhe Elton Maksuti është larguar. Djali nga Kavaja u fut në emision ndër të fundit dhe nuk arriti të zhvillojë asnjë takim, madje as një 4 minutësh. Shumë i heshtur në karriget e pasme, portieri duket se “dështoi” në gjetjen e njeriut të zemrës.

Ai publikoi në Instagramin e tij se është larguar nga “Përputhen”.


