Zbarkimi me sukses në Mars, roveri kinez trasmeton pamjet

Bota

Zbarkimi me sukses në Mars, roveri kinez trasmeton pamjet

Roveri kinez Zhurong transmetoi sot imazhet e para të filmuara në Mars, pas zbarkimit me sukses që shënoi në fundjavë. Lajmi u bë me dije nga mediat vendase. Në pamjet e publikuara shihet fillimisht roveri pak pasi kishte zbritur në Planetin e Kuq, ndërsa një tjetër tregon ndarjen e Zhurong nga anija kozmike Tianëen-1, sipas agjencisë hapësinore të Kinës. Moduli i uljes preku sipërfaqen e Marsit të shtunën, duke e bërë Kinën vendin e dytë që zbarkon me sukses në fqinjin e Tokës.

Tianwen-1 u ngrit nga Toka më 23 korrik dhe arriti orbitën në shkurt. Fluturimi ishte një nga më të vështirët që Kina ka ndërmarrë ndonjëherë. Ulja ishte një sfidë e madhe, pasi Marsi ka atmosferën e tij, ndryshe nga Hëna. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rover Zhurong, i quajtur sipas perëndisë kineze të zjarrit, do të hetojë Planetin e Kuq për të paktën tre muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion