“Je si Fifi, balenë”, Gresa u tregon banorëve se si e ofendoi Rezart Veleshnja
Lajmifundit
/
20 Tetor 2024, 16:48
Showbiz

Edhe pse ka vetëm dy ditë që ka nisur Big Brother Vip Kosova, duket se banorët kanë nisur lojën dhe kanë filluar edhe përplasjet e para.
Sherri është shënuar mes aktores Gresa Gashi dhe RezartVeleshnja, pasi ky i fundit nuk ka kursyer ofendimet ndaj banores.
Jo vetëm duke ofenduar, por duke përmendur edhe personat që nuk janë brenda në shtëpinë e madhe.
Gresa përmend se Rezarti e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “aktore të keqe” dhe duke përdorur terma si “Je si Fifi”, “Balenë” dhe “Derre”.
E irrituar Gresa është shprehur se fjalët nga aktori i humorit për të kanë qenë shumë të tepërta.


