Cifti shqiptar humb jetën në aksident në Mal të Zi

Kosovë&Rajon

Cifti shqiptar humb jetën në aksident në Mal të Zi

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi mbrëmjen e djeshme.

Si pasojë e aksidentit, dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën.

Mediet malazeze shkruajne çifti që humbi jetën është identifikuar si Benjamin Lajçi, 29-vjeç nga Peja dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Sabina Lajçi.

Me vendim të kryetarit të Komunës së Rozhajt, Rahman Husoviq, 20 tetori është shpallur ditë zie.

“Ne ndajmë dhimbjen e madhe dhe dua t’i shprehim ngushëllimet familjeve Ljaiç dhe Mukoviç.

Komuniteti ynë u përball me një humbje të madhe”, ka njoftuar Husoviq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion