“Je arsyeja e fitores time”, Ilnisa urim të ndjerë për Meritonin në ditën e ditëlindjes

Showbiz

“Je arsyeja e fitores time”, Ilnisa urim të ndjerë

Finalisti i “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi ditën e sotme feston ditëlindjen.  Ndryshe nga çdo vit tjetër këtë ditë kaq të rëndësishme për të, konkurrenti do ta festojë brenda reality shoë-t.

E teksa ora shënoi 00:00 banorët e uruan Meritonin për ditëlindje, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e familjarëve dhe miqtë e tij.

Një ndër ta ishte edhe e dashura e moderatorit, Ilnisa Agolli, e cila sapo akrepat e orës shënuan 00:00 përmes një postimi në InstaStory e ka uruar Meritonin me fjalë zemre.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”- ka shkruar gazetarja duke e shoqëruar me një zemër.

Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan së bashku në shtëpinë e “BBV”, ndërsa Meritoni dhe Ilnisa kanë treguar se do ta vazhdojnë lidhjen edhe pas daljes së moderatorit nga shtëpia.

“Je arsyeja e fitores time”, Ilnisa urim të ndjerë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion