“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Showbiz

“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë!

Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

Ditën e djeshme çifti i famshëm ndanë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat.

Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik. Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Në këtë postim, vihet re se një prej ndjekësve të Loredanës i ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, duke iu referuar kështu një prej këngëve të saj.

Nga ana tjetër reperja nga Ferizaj i ka mbyllur gojën ndjekësit duke shkruar: “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”.

Epo, kjo përgjigje do të thotë shumë për marrëdhënien e dyshes.  Madje Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas një periudhe shumë të gjatë.

Kujtojmë se para disa ditësh. Loredana bëri lëmsh gjithë rrjetin pasi publikoi në Instagram foto me një foshnje në krahë. Postimin e shoqëroi me emojin e një familjeje dhe të gjithë menduan se ajo e Mozzik ishin bërë prindër për herë të dytë. Por siç duket ky ka qenë thjesht një paralajmërim për projektin e tyre të ri, që nuk dihet ende se kur mund të publikohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion