Plagosja në Berat, transportohet drejt Traumës emigranti i sapokthyer nga Anglia

Aktualitet

Plagosja në Berat, transportohet drejt Traumës emigranti i sapokthyer

Një plagosje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnjë, të bashkisë Dimal  (ish-Ura Vjagurore).

I plagosuri u identifikua si shtetasi Iljaz Ismaili, 34-vjeç,  një person i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se i plagosuri Iljaz Ismaili ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe në këmbë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është e rëndë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit.

Nuk dihen ende autorët e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion