"Jam njeri gjysmak pas asaj dite"/ Edlira Çepani rrëfen takimin e saj të fundit para vdekjes së Gertit!

Showbiz

"Jam njeri gjysmak pas asaj dite"/ Edlira Çepani rrëfen

"Jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara…”, tregon Edlira Çepani duke përshkruar dhimbjen e ndarjes nga jeta të gjysmës së saj më të mirë, Gerti Bogdanit. 

E mërkura e 18 shtatorit 2024 është një ditë që ajo s’dëshiron t’i rikthehet asnjë moment. Nga ajo ditë, ajo mban mend përqafimin e fundit të tij në mëngjes, një traditë e bukur familjare e vendosur nga djali i tyre, Reinarti.

"Ishte një përqafim sepse ne kemi një rregull në familjen tonë, të cilin e ka vënë djali ynë që kushdo që hyn dhe del nga shtëpia, përqafohet me gjithë të tjerët.

Nuk dilnim asnjëherë nga shtëpia dhe nuk hynim në shtëpi pa u përqafuar të gjithë me njëri-tjetrin. Kjo është një nga rregullat më të bukura që ka vënë im bir", tregoi ajo në Klan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion