"Jam dashuruar me një 77-vjeçar"! Diola sqaron deklaratën: Nuk e kam takuar kurrë...!

Showbiz

"Jam dashuruar me një 77-vjeçar"! Diola sqaron

Diola Dosti ka sqaruar historinë që bëri xhiron e rrjetit pasi thoshte që ishte dashuruar me një 77-vjecar, të cilin e konsideronte personin më të zgjuar që kishte njohur.

Po ashtu tha se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

Me daljen nga BB VIP tha se deklarata është keqkuptuar. Në një emission televiziv, Diola tha se nuk e ka takuar kurrë 77-vjeçarin, por ka ndjekur seminaret dhe ka lexuar librat e shkruara prej tij.

Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës.

Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online.

Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam thënë dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion