“Ja çfarë do të thotë palestër…”/ Besi ironizoi Xhensilën me këtë postim? (FOTO)
Prej disa kohësh, ndarja e çiftit të njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është në qendër të vëmendjes.
Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Ndërkohë së fundmi një postim i bërë nga aktori i njohur është konsideruar si një ironi ndaj ish-bashkëshortes së tij. Besi ka publikuar një video në profilin e tij të “Instagram”-it, duke treguar se palestra e një katunari është të punosh në kopsht.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo video e tij është konsideruar si një ironi ndaj këngëtares së njohur, e cila njihet tashmë për kohën e madhe që i dedikohet palestrës, për të mbajtur trupin në formë.
“Ja çfarë do të thotë palestër katunarësh. Vegla për katunarë. Kjo është për shpatullat, të marrtë dreqi shpatullat të marrtë”, shkruan ai.