“Ditë magjike” / Dua Lipa thyen heshtjen për martesën: Ja dy kushtet që i vuam njëri-tjetrit ditën e dasmës

Showbiz

“Ditë magjike” / Dua Lipa thyen heshtjen për

Për herë të parë, Dua Lipa ka folur publikisht për martesën e saj me aktorin Calum Turner, duke e përshkruar ditën e dasmës si “magjike”.

Këngëtarja dhe aktori u martuan në muajin maj në Old Marylebone Town Hall, në Londër, ndërsa më pas vijuan festimet me një dasmë tre ditore në Siçili, më konkretisht në Palermo.

Ylli i muzikës pop ka dhënë një intervistë për revistën italiane Vogue, ku ka ndarë edhe dy këshillat kryesore që ajo dhe Turner vendosën të ndiqnin gjatë ditës së tyre të veçantë.

“Ditë magjike” / Dua Lipa thyen heshtjen për

“Dita e dasmës ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre, ta përjetonim atë ditë sikur të ishim edhe ne të ftuar dhe të kërkonim vazhdimisht njëri-tjetrin mes turmës, pa e humbur kurrë njëri-tjetrin nga sytë.

Në këtë mënyrë krijuam vërtet shumë kujtime të përbashkëta”, ka treguar Dua Lipa për revistën.

“Ditë magjike” / Dua Lipa thyen heshtjen për

Pak ditë më parë, edhe Calum Turner ka folur për martesën me këngëtaren, duke e cilësuar atë si ditën më të bukur të jetës së tij.

“Ishte e mrekullueshme… Ishte dita më e bukur e jetës sime. Është bukur të gjesh një njeri që e do, që të do dhe me të cilin dëshiron të jesh gjatë gjithë kohës”, ishte shprehur aktori.

“Ditë magjike” / Dua Lipa thyen heshtjen për

Në të njëjtën intervistë, Turner foli edhe për dëshirën për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë. I pyetur nëse krijimi i një familjeje gjatë viteve të ardhshme është një prioritet për të, ai u përgjigj: “Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të krijoja një familje dhe të rrisja fëmijë”.

ME TE LEXUARAT