“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba rrëfejnë historinë e lidhjes së tyre!

Showbiz

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba

Edhe pse ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba “kurorëzuan” dashurinë me një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës. Të dyja me fustan nusërie, kishin marrë dy pastorë nga Anglia për të lidhur martesën e tyre.

Në një intervistë për “Opinion”, ato rrëfejnë historinë e tyre, që nga momentet kur detyroheshin të frekuentoheshin fshehurazi e deri te dita që zgjodhën të mos gënjejnë më dhe të përballen me çdo lloj mendimi.

“Ishte dashuri me shikim të parë!”, kështu shprehen vajzat për 19 Marsin e 2010-ës, kur u njohën në një pub.

Alba thekson se vështirësitë kanë ardhur gradualisht, por paragjykimi i vërtetë nisi kur ato dolën hapur. “Kemi hasur më shumë urrejtje online. Mallkime, kërcënime…”, u shpreh ajo.

Po familjarët si e pritën raportin e tyre?

Alba: Ka qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë për ta.

Kur pyeten se pse vendosën të lidhin martesë, ato përgjigjen: Sepse duhemi!

Alba: Kur dola hapur, ishte rilindja ime! Sepse nuk të duhet të gënjesh më.

Edlira: Jam tironse e vjetër, paguaj taksa në këtë vend.

Alba: Askush nuk tha se ne po lidhemi ligjërisht, ne nuk shkuam te zyrat e bashkisë, por te tarraca që është për evente të tilla.

Të pranishme në martesën e tyre simbolike ishin dhe dy vajzat 3 vjeçare, binjaket që kanë ardhur në jetë me metodën invitro. /tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion