Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Reina!

Showbiz

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëhet nënë

Ish-konkurrentja e njohur e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar emocionin më të bukur të jetës duke u bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe lumturinë e këtij momenti ka zgjedhur ta ndajë menjëherë me ndjekësit e saj. Ky moment i veçantë shënon një fillim të ri për të dhe familjen e saj.

Përmes një postimi shumë të ëmbël në rrjetet sociale, Alvisa ka publikuar një foto mjaft domethënëse, e cila tregon gëzimin e saj të papërshkrueshëm.

Ajo ka shoqëruar këtë imazh me fjalë prekëse që shprehin dashurinë e saj për vogëlushen.

“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi Reina. Emri yt do të thotë “Mbretëreshë” dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”

ME TE LEXUARAT