Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura, ngatërrojnë rrugën dhe përfundojnë në …

Showbiz

Ish-banoreve të “Big Brother” u ndodh e papritura,

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati dhe Rizarta Hoxha, e vijojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje ato kanë krijuar shoqëri edhe me ish-banoren e BBV 3, Françeska Murati.

Një ditë më parë, ato kanë publikuar në “Instastory” një video ku tregojnë se janë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe po udhëtojnë drejt jugut. Por gjatë rrugës atyre u ka ndodhur një e papritur. Teksa ishin nisur për në Ksamil, Loredana zbulon në postimin e saj se kishin ngatërruar rrugën.

Ish-banoret e BB VIP kishin përfunduar te dogana për Greqi.

“Histori i shkurtër: ishim nisur për Ksamil, por jemi te dogana për Greqi. Mos na pyesni si… Respekte”, ka shkruar Brati krahas videos së publikuar në “Instastory”.

Videon në fjalë e kanë ripostuar edhe Françeska dhe Rizarta, të cilat nuk kanë treguar detaje të tjera por e kanë lënë me përshkrimin e Loredanës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion