Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente, 25 të lënduar nga turbulencat

Bota

Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente, 25 të lënduar nga

Një avion i kompanisë Delta Airlines, që ishte nisur nga Salt Lake City me destinacion Amsterdamin, ka kryer një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul pas turbulencave të forta që goditën gjatë fluturimit.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 25 persona mbetën të lënduar si pasojë e situatës, ndërsa të gjithë janë transportuar në spitalet e zonës për ndihmë mjekësore. Në bord ndodheshin 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit.

Fatmirësisht, avioni ka arritur të ullet në mënyrë të sigurt. Në një deklaratë zyrtare, Delta Airlines konfirmoi ngjarjen dhe tha se po bashkëpunon ngushtësisht me pasagjerët për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme.

Rasti po hetohet, ndërsa autoritetet ajrore kanë nisur procedurat standarde për të analizuar shkaqet dhe ndikimin e turbulencave në këtë incident.

ME TE LEXUARAT