“Injorova urrejtjen dhe realizova ëndrrën time”, 20-vjeçarja kurorëzohet “Miss Anglia”, deklaron hapur se është lezbike

Studentja 20 -vjeçare, Grace Richardson, është krenare që është Miss Anglia dhe është lezbike. E reja është gruaja e parë që e ka deklaruar hapur homoseksualitetin që fiton titullin.
Të premten, më 21 nëntor, Richardson u kurorëzua Miss Anglia në Wolverhampton, një konkurs në të cilin mori pjesë për herë të dytë, duke i thënë BBC-së se kishte “realizuar ëndrrën e saj”.
View this post on Instagram
Grace tha se gjatë viteve të shkollës ishte ngacmuar sistematikisht për shkak të seksualitetit të saj. Siç tha ajo: “Isha 15 vjeç kur fola hapur. Ishte menjëherë pas koronavirusit dhe shokët e mi të klasës në shkollë nuk ishin aspak të sjellshëm me mua, gjë që padyshim ndikoi në shëndetin tim mendor”.
Në të njëjtën kohë, ajo tha se është krenare që i injoroi komentet negative që mori nga vitet e adoleshencës.


