Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit, presidenti Begaj, Rama dhe Osmani në ceremoninë festive në Vlorë
Lajmifundit
/
28 Nëntor 2025, 10:14
Aktualitet

Festa e flamurit ka bërë bashkë liderët më të lartë të shtetit shqiptar, por dhe të Kosovës. Presidenti Barjam Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlametari Niko Peleshi dhe kryebashkiakja Brunilda Mersini kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Në sheshin Flamur, në shenjë nderimi, janë vendosur kurora me lule, ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit janë përkulur para memorialit, ndërsa sot shënon 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.


