Vulin provokon Perëndimin me mesazhe nacionaliste: Gati për Serbinë e Madhe

Kosovë&Rajon

Vulin provokon Perëndimin me mesazhe nacionaliste: Gati për

Aleksandër Vulin, ish-shefi i shërbimit sekret serb, thotë se është gati te paguaj çmimin e sanksioneve për te realizuar atë që e ai e konsideron si Bota Serbe ose Serbia e Madhe.

Në një interistë për mediat ai thotë se për serbët është më i rëndësishëm bashkimi i tyre, sesa sanksionet. Masat ndëshkimore ndaj Serbisë ai i ka cilësuar si një çmim që duhet paguar për të realizuar qëllime më të larta kombëtare.

Vulin është shprehur se në këto vite po realizohet ëndërra e një gjenerate, që ka synim bashkimin e popullit serb, duke nënkuptuar bashkimin mes Serbisë dhe Republikës Serpska.

Sipas tij, bashkimi i serbëve në rajon ka nisur dhe pavarësisht qëndrimeve të Perëndimit nuk do të ndalet.

Ish-shefi i shërbimit sekret u largua nga detyra pasi Departamenti Amerikan i shtetit e sanksionoi atë për korrupsion dhe krijimin e tensioneve në Ballkan. Vulin cilësohet si një politikan më mbështetje të fortë nga Moska në Beograd. Ai ka marrë disa dekorata nga Kremlini dhe pas sanksioneve amerikane u zgjodh senator në republikën Serbska.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion