I infektuar me Covid-19, aktori shqiptar në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në spital

Showbiz

I infektuar me Covid-19, aktori shqiptar në gjendje të

Aktori Guljelm Radoja pas një muaji në spitalin e Durrësit, i infektuar me Covid-19,  është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Kujtojmë se pak javë më parë, djali i tij, tha në një intervistë televizive se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.

ME TE LEXUARAT