I fiksuar me moderatoren, arrestohet mjeku psikiatër që përndiqte 28-vjeçaren

Showbiz

I fiksuar me moderatoren, arrestohet mjeku psikiatër që përndiqte

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Albana Bejko është moderatorja e qeshur me plot energji pozitive. Bukuroshja nga Skrapari moderon emisione me në qendër sportin.

Sipas Albanës vetë gazetaria është një sfidë shumë e bukur dhe aspak e vështirë pasi është një fushë që të rrit profesionalisht nga dita në ditë.

Albana duke qenë se e ka pasur pasion këtë zhaner gazetarie ajo u shpreh se do ti qëndrojë gjithmonë besnike.

Seksizmi në sport ndihet dhe këtë gjë Bejko e ka ndjerë që në fillimet e saj. Moderatorja është e implikuar në shumë angazhimeve të tjera përtej punës së saj.

Albana na tregoi se së fundmi ka zbuluar pasionin e saj për tenisin dhe po e ushtron edhe këtë hobi të saj.

ME TE LEXUARAT