I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari i armatosur në Durrës

Aktualitet

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari i

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë. I riu rezulton i dënuan më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit “Pasagjeri”, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion