Humbi betejën me meningjitin, vdes në moshën 52-vjeçare aktori amerikan

Aktori amerikan Samuel Monroe Jr., i njohur veçanërisht për rolin e tij në filmin kult “Menace II Society”, ka ndërruar jetë pas një beteje të rëndë shëndetësore me meningjitin, sipas familjes së tij.
Nëna e aktorit, Joyce Patton, deklaroi për TMZ se Samuel ndërroi jetë rreth orës 22:24, sipas orës lokale të Paqësorit, të mërkurën në një spital. Ajo konfirmoi gjithashtu lajmin përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se “sot Zoti e thirri atë pranë Vetes” dhe u kërkoi njerëzve të luten për familjen, veçanërisht për tre fëmijët e tij.
????️ Actor Samuel Monroe Jr. -- best known for his role in "Menace II Society" -- is dead after a battle with meningitis, according to his family. https://t.co/Hh08YuWU7M pic.twitter.com/BIoJubCrD6
— TMZ (@TMZ) August 27, 2026
Samuel Monroe Jr. ishte përballur prej muajsh me probleme serioze shëndetësore. Në prill, ai ishte shtruar në spital me meningjit të rëndë, pneumoni të shkaktuar nga MRSA, si dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Por, sipas TMZ, në lidhje me rrethanat e vdekjes ka lindur edhe një paqartësi.
Media amerikane kontaktoi spitalin të enjten në mëngjes dhe një zëdhënës deklaroi se aktori ishte liruar nga spitali gjallë. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi vendin dhe rrethanat e sakta në të cilat ai ndërroi jetë.
Monroe e nisi karrierën e tij të aktrimit në vitin 1993, duke u bërë i njohur menjëherë me “Menace II Society”, një prej filmave më të spikatur të kinemasë amerikane të asaj periudhe.
Më pas ai u shfaq në filma të njohur si “Tales From The Hood”, “Set It Off”, “Don’t Be a Menace to South Central While Drinking Your Juice in the Hood” dhe “The Players Club”. Ai pati gjithashtu role në disa seriale televizive, mes tyre “NYPD Blue”, “Murder One”, “Smart Guy”, “Southland” dhe “The Lion’s Den”. Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë reagime nga familjarë dhe fansa, të cilët e kujtojnë Monroe si një prej aktorëve që la gjurmë në filmat urbanë amerikanë të viteve ’90.


