Hapet një tjetër zarf, Gjesti merr dhuratën e jetës!

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’. Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë.
Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.
Në zarfin e parë shkruhej:
"Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani".
Në zarfin e tretë shkruhej:
"Vëllai i Madh ka një surprizë për ty. Të jep mundësinë të realizosh një videoklip brenda shtëpisë së Big Brother. Mendo me kujdes çdo detaj, përgatitu për këtë eksperiencë unike!".


