Parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat në vend!
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2025, 08:58
Aktualitet

Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që edhe për fundjavën moti të jetë i qëndrueshëm e kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.
Ndërsa në zonat luginore dhe gjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri 9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2ballë.