“Gore! Hajdut i rëndomtë që…”, plas sherri mes Jetmirit dhe Eglës në BBVIP

Showbiz

“Gore! Hajdut i rëndomtë që…”, plas sherri

Debat me epitete ofenduese është zhvilluar paraditen e sotme mes Egla Cenos dhe Jetmir Salajt, brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3. Egla i është drejtuar Jetmirit duke e cilësuar gore, por ky i fundit i është kthyer duke i thënë që atë epitet ta përdorë ndaj familjes së saj.

Aktorja e ka akuzuar për vjedhje të cigareve Jetmirin, duke i thënë hajdut i rëndomtë që fut duart në sirtarët e të tjerëve.

Pjesë nga debati:

Egla: Mos guxo më të më flasësh kur jam në gjumë. Filloi ky, filloi ai. Ik ore, do më tregosh ti çfarë të ul e çfarë të ngre

Jetmiri: O vajza, ke probleme serioze

Egla: Po ik ore, psikologu i shtëpisë, erdhe ti të na tregosh problemet. Ik mo qesharak, kacami, miush, fluturime nëpër sirtare

Jetmiri: Po ik moj vajzë

Egla: Për mua je një hajdut i rëndomtë. Do ta plotësojmë atë buxhetin që të mos futesh nëpër sirtare

Jetmiri: Faleminderit

Egla: Me nder qofsh, po se di ti çfarë është nderi. Na kontrollon sirtarët kur jemi në gjumë. Ti dhashë të gjitha cigaret e mia, ca ke që bën si gore

Jetmiri: Mos vazhdo me epitete, gore thuaj nënës tënde familjes tënde

Egla: Edhe ti thuaj tates.

Jetmiri: Fjalën gore përdore në familjen tënde

Egla: Gore je, një gore e paparë. Mua të më thuash zonja Egla, dhe mbylle sqepin. Je një hajdut, fut hundet në sirtarë kur të tjerët flenë

Jetmiri: Pi ilaçe se s’je mirë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion