E pëson serbi, burg dhe gjobë 10 mijë euro për sulm ndaj trupave të NATO-s

Kosovë&Rajon

E pëson serbi, burg dhe gjobë 10 mijë euro për sulm ndaj

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën me tetë muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, një pjesëtar të komunitetit serb, nën akuzat për përfshirje në sulmet e dhunshme kundër forcave paqeruajtëse të NATO-s në fund të majit të vitit të kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha se i akuzuari Lazar Dejanoviç, “arriti marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë” lidhur me veprat penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Akuza ndaj tij u bë publike një ditë më parë dhe sipas saj “i pandehuri me datën 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 90 pjesëtarë të forcave të KFOR-it u plagosën me 29 maj në sulmin e protestuesve serbë që po kundërshtonin dërgimin e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut, pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit 2023, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Deri tani dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me trazirat e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar, por një pjesë e tyre po mbrohen në gjendje të lirë.

Në qershor një gjykatë në Prishtinë dënoi me 15 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh një pjesëtar të komunitetit serb për përfshirje në atë sulm.

Forcat paqeruajtëse dhe diplomatët perëndimorë i kanë cilësuar të papranueshme sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe kanë bërë thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë./Voa

 

ME TE LEXUARAT