Gazetari që intervistoi princeshë Dianën jep dorëheqjen, ja kush e “frikësoi” atë

Showbiz

Gazetari që intervistoi princeshë Dianën jep dorëheqjen, ja

Të risjellim në mendje gazetarin e BBC, Martin Beshir i cili 26 vite më parë intervistoi princeshë Dianën, e cila bëri rrëfimet që vazhdojnë të mbeten “bombë”. Mësohet se ky gazetar ka dhënë dorëheqjen, ndërsa shkaku dyshohet se është shëndetësore.

Por, ndërkohë, në këto kohë pritet të publikohet një raport hetues për këtë gazetar, për të parë nëse ai veproi në mënyrë jo të duhur për të siguruar intervistën e Lady Diana-s. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një ëdhënës i “BBC” tha se raporti, i kryer nga ish-gjykatësi Lord Dyson, pritet të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se Beshir është akuzuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të bindur Diana-n të flasë në intervistën me të cilën ajo shkaktoi një krizë brenda familjes mbretërore, duke detajuar divorcin e saj me Princin Charles. Mendohet se dokumentet e falsifikuara, që pretendohet se ka përdorur Bashir, sugjeronin se stafi i pallatit po punonte kundër Princeshës Diana dhe po paguhej për ta spiunuar atë, sipas raportimeve të spikerit dhe korrespondentit të “CNN”, Max Foster.

Për këtë çështje, vëllai i Princeshës Diana, Charles Spencer ka pohuar se Bashir e mashtroi atë duke i treguar disa vërtetime bankare të rreme. Gjatë intervistës së bujshme, Diana i tha Bashirit se ishin tre në martesën e saj me Charles, duke iu referuar Camilla Parker Boëles, me të cilën Charles u martua më vonë. Pallati Buckingham u trondit nga intervista e vitit 1995, sipas Charles Anson, sekretari i shtypit i mbretëreshës në atë kohë.

Këto akuza nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga gazetari, ndërsa zyra e shtypit të BBC ka deklaruar: “Martin Bashir nuk dëshiron të kontaktohet nga media dhe nuk do të bëjë komente publike në këtë kohë“.

 

ME TE LEXUARAT