Maqedonia e Veriut optimiste në Bruksel: Presim çeljen e negociatave nga BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur optimist në Bruksel. Ai ka deklaruar se pret vetëm çeljen e enegociatave nga BE dhe se Maqedonia e Veriut nuk pret që t’i anulohen negociatat ndërkohë shton se kërkon mbajtjet e konferencës së parë ndërqeveritare.
Zaev, referuar bllokimit nga Bullgaria, siguron se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë asnjëherë temë për të negociuar. “Këtë e vërtetoi edhe Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendit në Këshillin Evropian dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë shumë të qartë thanë se vendi ka rekomandim të pakushtëzuar për nisjen e bisedimeve.
Presim të mos ketë anulim të mëtejshëm të bisedimeve. Presim miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në dhe me këtë ta zyrtarizojmë nisjen e bisedimeve.
Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe asnjëherë nuk kanë qenë temë për të negociuar.
Kjo as ka qenë dhe as që duhet të jetë në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE. Në çdo moment jemi të gatshëm dhe kemi vullnet që çështjet bilaterale me Bullgarinë t’i diskutojmë por pa ndikuar te aderimi ynë për në BE”, tha ai.


