G Bani përplaset me Valbonën: E pacipë, e papunë që nuk ke profesion!

Showbiz

G Bani përplaset me Valbonën: E pacipë, e papunë që nuk

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Valbonës dhe G-Banit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Çdo gjë nisi kur gazetarja i drejtohet ashpër këngëtarit, Shkëlzenit dhe Eglit, të cilët dje i kishte në grup në “Big Brother Radio”.

“Ti faqezi, ti faqezi dhe ti budallaqe, kur bërtisni nëpër shtëpi dhe thoni që na keni prishur emisionin, nuk do të fitonit vendin e parë”, u tha Valbona.

G-Bani iu drejtua shumë ashpër Valbonës duke i thënë ‘shporru, budallaqe, idiote, s’ke profesion’ dhe ‘je e papunë’.

Pjesë nga debati:

G-Bani: Ik moj e pa cipë, ti je budallaqe, shporru

Valbona: Mos më thuaj mua shporru, idiot, o budalla, se çfarë nuk ke thënë mbrëmë. Të matesh mirë kur më drejtohesh mua. Të pastrosh gojën kur të flasësh për mua dhe për profesionin tim.

G-Bani: Nuk ke profesion, je e papunë, ik o budalle, më pështyve.

Valbona: Kujt i bërtet? Jo me të pështyrë, je për të bërë zi e më zi

G-Bani: E papunë

Valbona: Ki kujdes kur më drejtohesh, more vesh

G-Bani: E papunë

Valbona: E papunë dhe me dinjitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion