Erand Sojli: Ju tregoj pse u largova nga Portokallia!

Showbiz

Erand Sojli: Ju tregoj pse u largova nga Portokallia!

Ndoshta dikush mund të mos e njohë menjëherë emrin e Erand Sojlit, por të Xhixh Merimangës, nuk ka dyshim që po. Apo të Naqes. Aktori i madh i Portokallisë, që u bë i njohur me këto role, prej 7 vjetësh jeton dhe punon në Amerikë.

 Sojli së fundmi ka folur për karrierën e tij që në Shqipëri pati një sukses të jashtëzakonshëm në Portokalli, ndërsa tani është në teatrin që ai vetë ndërtoi, Teatri i Diasporës. 

"Ika sepse nuk pranova të isha shumë pak. Unë shkruaja për shumë personazhe dhe vetë dilja vetëm me Salin. Sali është ai që rruhejcdhe i thoshte Berishës: “Kujdes se po ta fut Likja!” Tashmë u bënë 7 vjet në Amerikë. Unë mbeta rastësisht këtu pas një projekti në Nju-Jork.

Vendosëm edhe për shkak të dëshirës së madhe të vajzave të nisim një jetë të re këtu. Nëse nuk do të na ecë, shtëpinë në Shqipëri e kemi, vendin nuk do të na e marrë kush, do të kthehemi. Pse të mos guxojmë kur jemi mirë?

Edhe këtu nuk bëj tjetër gjë veç artit e argëtimit. Puna e parë që bëra ishte krijimi i një kompanie për teatër dhe produksione filmi.

Sepse këtu ka shumë shqiptarë, prej të gjithë trevave shqipfolëse. Kështu nisi ëndrra për teatrin e diasporës.”, tregon aktori në DritareTv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion