Foto/ Princ Leka dhe fotografja e ish-çiftit mbretëror shijojnë kohën me Geraldinën!

Pas një viti të ngarkuar, Princ Leka më në fund po shijon kohën me partneren, por edhe vajzën e tij. Pasi është divorcuar zyrtarisht nga Elia Zaharia, tashmë trashëgimtari i kurorës, del hapur me partneren e re, fotografen Blerta Celibashi.
Pasi çifti shijon edhe eventet së bashku, tashmë shijojnë edhe kohën me Geraldinën e vogël. Paparaci ynë ka fotografuar çiftin, teksa kanë zgjedhur të kalojnë paraditen në shoqërinë e vogëlushes.

Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, të dy janë shumë të përfshirë për të zbavitur Geraldinën. Me lojëra dhe me fëmijë të tjerë që afrohen, të tre duket se po e shijojnë kohën me njëri-tjetrin.Kjo nuk është hera e parë që Blerta dhe Princi shihen me Geraldinën e vogël, pasi edhe herë të tjera, vajza që Leka ka me Elian, është parë në shoqërinë e tyre, duke na zbuluar kështu se tashmë lidhja e dyshes është pranuar edhe nga vogëlushja.
Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre./panoramaplus


